Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli thirrje Berishës në Kuvendin e PD: T`i hapë rrugën një brezi tjetër

Kadilli thirrje Berishës në Kuvendin e PD: T`i hapë rrugën

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, ka bërë një fjalim ndryshe sot në Kuvendin e PD-së, ku ishte i vetmi që i bëri thirrje Sali Berishës që ai t`i hapë rrugën brezit të ri.

Kadilli tha se "koha e shqiptarëve ka ecur përpara dhe e ka lënë PD-në pas".

Ish-deputeti theksoi se një garë ku merr pjesë Berisha nuk është garë e vërtetë, gjë të cilën ai e ka thënë dhe më përpara në fjalimet e tij apo dhe në daljet e ndryshme televizive.

"PD sot duhet të kapë të ardhmen. Për këtë arsye, dua t’i bëj thirrje edhe një herë tjetër Zotit Berisha që të hapë rrugën për një brez tjetër në krye të PD-së, i cili mund të vijë nga një garë e lirë dhe e vërtetë. Një garë ku merr pjesë zoti Berisha nuk është garë e vërtetë. Në emër të së ardhmes dua t’i bëj thirrje këtij Kuvendi që të shprehë qartë: ndarjen nga çdo trashëgimi e keqe e së shkuarës sonë. Të shpallim ndarjen nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin që edhe ne kemi kryer në të shkuarën”, tha ndër të tjera Kadilli.

Të fundit