Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kadilli vjen me 8 propozime për PD: Basha duhet të ikë, Berisha nuk duhet të kthehet
nga Fatbardh Kadilli
1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri, as tjetri nuk japin zgjidhje. Asnjëri nuk do të tërhiqet. Do t'i shkojnë deri në fund. Berisha do mbledhë njerëzit.
Basha do mbajë vulën. Do shkojnë në gjykatë si çiftet që divorcohen. Do ndajnë plaçkën. Po demokratët çfarë fitojnë? Asgjë të vlefshme përveçse, nga një kryetar do kenë dy.
Kushdo që të fitojë mes Bashës a Berishës, do kontrollojë një PD të vogël. Një PD e ndarë nuk fiton.
Basha është humbës. Berisha është i mundur. Si do shkojmë përballë Ramës? Me kryetar të mundur dhe me parti më të vogël?
2- Basha e ka tkurrur partinë dhe e drejton me një ekip privat. Për këdo që ka vëmendjen më të vogël për punët e PD-së është e qartë që Basha drejton me ekipe personale. Forumet janë kot. Janë për dekor. Nënkryetarët, Sekretarët dhe bashkëpunëtorët i ka si dekor. Ata nuk guxojnë të bëjnë beteja politike. Kënaqen me postin. Sa kohë qëndrojnë në rresht do jenë dekor i "paster".
3- Ndërsa Berisha po shkel territor, Basha po rrit tonet. Ai po i quan ‘llum’ ata që shkojnë pas Berishës. Pyetja është kjo: Si i ndan Basha kush nga ish ministrat dhe ish drejtorët janë të korruptuar? Pse ata që shkojnë pas Berishës janë të korruptuar dhe këta që shkojnë pas Bashës jo? Pse Bardhi, Alibeaj, Duma, Rushaj, Tabaku, Çollaku, e shumë e shumë drejtorë janë të pastër? Ndërsa Noka, Paloka, Bylykbashi, Spaho e drejtorë të tjerë janë llum?
4- Basha flet për “oligarkë”. Vetëm flet. Nuk akuzon. Thjesht u përmendi emrat. Kastrati dhe Mane. As nuk u trimërua, as nuk u çlirua.
Po, pse për këtë ishim keq? Kjo e bën lider? Kjo e ndan nga e keqja? Me të drejtë shtrohet pyetja, a ka marrë financime nga këta dy oligarkë? A është financuar PD nga këta? Nëse po, çfarë vlen që i përmend emrat? Njerëzit pyesin: A ka pasur kompania e kunatit kontrata direkte ose indirekte me këta oligarkë? Këtë duhet të sqarojë Basha.
5- Basha është Problemi i sotëm - Berisha shkaku i këtij Problemi.
Foltorja është bërë si faltore. Shkojnë e falen të dëshpëruarit nga kryetari. Kanë të drejtë që kanë inat Bashën. Por të falesh në faltore nuk e zgjidh problemin. Ngushëllohesh, por nuk shpëton nga problemi. Ndjekësit e Berishës mendojnë se do shpëtojnë nga një kryetar, por po prodhojnë një kryetar dhe më të fortë. Nuk shpëtohet partia duke forcuar dhe mitizuar Kryetarin, apo rivalin e tij. Nuk zgjerohet demokracia e partisë nga kryetari. As nga Basha, as nga Berisha.
Kryetarët që humbin dhe nuk largohen e kthejnë partinë në monopol. Një parti monopol i Bashës, apo i Berishës është njëlloj e kapur. Të dy kanë të njëjtat metoda. Të dy kanë të njëjtët klientë në biznes, në media.
6- Dinamika e konfrontimit në distancë mes Bashës dhe Berishës po na çon drejt një Kuvendi traumatik. Një Kuvend i tillë, nuk do sjellë asnjë zgjidhje. Heq Bashën që e ka bërë PD monopol. Kthen Berishën që e ka pas gjithnjë monopol. Ose dhe me keq: Do heqim Lulin për të vënë Nulin? Heqim një Zero dhe shtojmë një Zero?
7- Demkratët të rikthehen tek Manifesti. Manifesti Politik për Ringritjen e PD i ka përgjigjet. Një parti më e madhe se kryetari dmth Partia e fortë - jo kryetari. Kryetari ka vetëm një shans. Humbi? Ikën.
Këta që kanë humbur kanë pasur më shumë se një shans.
Propozimet e Manifestit sot i përdor Berisha. Por, ai nuk mundet, edhe po të dojë, nuk mundet që t’i verë në jetë. Flet për primare. Zgjedhje primare me Berishën Kryetar nuk mund të ketë. Demokratët e dinë përfundimin e primareve të Berishes. Fitonte Basha, si i zgjedhuri i tij. Zgjedhje kemi bërë, por fitues ka dalë gjithnjë i preferuari i Berishës, siç del sot i preferuari i Bashës.
Flet për parti të hapur. Parti të hapur ku kthehen ata që u mërziten dhe ata që u përzunë nuk është parti e hapur. Kryetari të përzë, kryetari të kthen. Kjo nuk është hapje. E hapur është partia kur t’i sjell ata që nuk i ke pasur kurrë. Këta do vijnë kur të jemi të sinqertë dhe të pastër e të papërlyer. S’ka të tillë në PD?
8- Çfarë zgjidhjeje na shërben në Partinë Demokratike?
• Basha duhet të ikë. Berisha nuk duhet të kthehet.
• Basha të japë dorëheqjen. Berisha të mos kandidojë. Ta thotë qartë.
Ata që ndjekin Foltoren ta dinë që jane atje për ndryshimin e partisë, apo janë që të rikthejnë Berishën.
• Kuvendi të caktohet vetëm pas largimit të Bashës. Kuvendi duhet t’I shërbejë demokratëve, askujt tjetër.
• Me ikjen e Bashës hapet gara. Zgjidhet kryetar i ri.
• Kuvendi të bëhet më vonë për të vënë punët në vijë.
Kjo është një zgjidhje për të gjithë. Nuk është vetëm për dy.
Për një PD të pastër, të fortë dhe konkurruese!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38