Flash News

Ditari i Opozitës

Kalaja: Kauza jonë do të vazhdojë deri në arrestimin e Erion Veliajt dhe lirimin pa kushte të Sali Berishës

Kalaja: Kauza jonë do të vazhdojë deri në arrestimin e Erion

Aktivistja Adriana Kalaja deklaroi në fjalën e saj përpara protestuesve se ka përgatitur një kallëzim penal për Erion Veliajn pasi hapi dyert e Bashkisë së Tiranës për të lejuar martesat e së njëjtës gjini.

Kalaja tha se kauza e opozitës do të vijojë deri në arrestimin e Veliajt dhe lirimin pa kushte të liderit të opozitës, Sali Berisha.

“Rezistenca është një tregues që ne nuk e falim korrupsionin, nuk e falim krimin, por mbi të gjitha ne nuk falim as Tiranën dhe as Shqipërinë. Ajo që pamë këtë javë është mishërimi i asaj që ndodh në sistemin e ç’drejtësisë.

Ky zotëria këtu na ka dhënë një parullë dhe pretendon të urojë fëmijët e shqiptarëve, e para ai të ketë kujdes atë thjeshtrin e vet pasi për kalamajtë tanë, nipërat dhe mbesat tona mendojmë vetë pasi një njeri që hap derën e bashkisë për të lejuan martesat gay nuk ka mendon për familjet tona.

Ky bandit nuk i hap derën këshilltarëve bashkiak, por lejon atë që është e ndaluar me ligj, martesat gay, këtë e bën pasi Dumani i partisë është i pafuqishëm, Dumanin e drejtësisë e ka emëruar Tartari i KLP, dhe ndërkohë që është anëtarë i KLP, ka dy studio ligjore. Ai bën pazare, ndërkohë që është nënkryetar i KLP.

Them që është më i rrezikshëm Dumani i SPAK sesa Dumani i Elbasanit, ai zbardhi dosje pa fund dhe nxorri policët e korruptuar.

E gjitha Shqipëria e ka parë dritën e diellit dhe drita tregon që këta e kanë vendin pas hekurave dhe Shqipëria do të drejtohet nga njerëz që e kanë meritën, me në krye Sali Berishën".

Kalaja theksoi se: 'Kauza jonë do të vazhdojë deri në arrestimin e Erion Veliajt dhe lirimin pa kushte të Sali Berishës”, tha Kalaja.

Të fundit