Flash News

Ditari i Opozitës

"Kam dalë si një nënë", Duma: Isha në protestë, opozita nuk ka lidhje me organizimin

"Kam dalë si një nënë", Duma: Isha në

Ish-deputetja demokrate Grida Duma tha se protesta për vrasjen e Klodian Rashës ishte një çjerrje maske. Ajo mohoi që opozita të ketë gish në organizmin e protestave, ndërsa shtoi se vet ka qenë pjesë e tyre.

Duma tha në "Opinion" se ka dalë në protestë si nënë, ndërsa shtoi se pjesë e protestave ishin edhe fëmijë të pedagogëve.

"Policia godet nuk mbron. Protesta bëri që policia të ndihej e paaftë. Ishte çjerrje maske. Nuk ka pas dorë në organizim. Jam gjendur në protestë, nuk më ka parë asnjë gazetarë, se nuk kam pas qëllim të dukem në protestë. Kam qenë si nënë.

Kam parë fëmijë të mikeshave të mia pedagoge që nuk janë me PD. Vrasja ka ndezuar reagimin e rinisë. Kishte përshkallëzim shtresash", tha Duma.

Të fundit