Flash News

Ditari i Opozitës

“Kam patur dilema”, Gjekmarkaj tregon arsyen pse pranoi të kandidonte për deputet me PD

“Kam patur dilema”, Gjekmarkaj tregon arsyen pse pranoi të

Agron Gjekmarkaj është një nga kandidatët fitues të PD në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Zonë e Lirë” në dhjetor të 2020-ës, Gjekmarkaj u pyet nëse do kandidonte për deputet, por ai tha se nuk kishte marrë asnjë ftesë.

“Nuk kam asnjë lloj indicie me këtë punë. Ngaqë mbroj kauzat opozitare, më thonë do jesh a s’do jesh deputet. Kjo s’ka pikë rëndësie”, thoshte Gjekmarkaj në “Zonë e lirë” më 18 Dhjetor 2020. Kur u pyet sot mbi këtë deklaratë, Gjekmarkaj u shpreh se atëherë nuk e dinte që do i vinte ftesa nga PD.

“Unë kam qenë i vërtetë në ato që kam thënë. Me intuitë e dija që mund të vinte një ftesë drejt meje, deri në ato momente s’kam pasur asnjë ftesë.

E kam pasur me dilemë, nuk e kam pasur qëllim në vetvete. Edhe angazhimin publik nuk e kam patur në funksion të kësaj. E pashë tani, po të isha para zgjedhjeve, atë përgjigje do jepja prapë”, tha Agron Gjekmarkaj .   

Të fundit