Flash News

Ditari i Opozitës

“Kam qenë më i votuari”, rikandidimi i Bashës përplas Ndokën me Logun

“Kam qenë më i votuari”, rikandidimi i Bashës

Nard Ndoka dhe avokati Besart Logu janë përplasur për garën për kryetar që do të mbajë PD-ja zyrtare, në të cilën garojnë dy kandidatë: Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Të ftuar në Euronews Albania, Logu dhe Ndoka u përfshinë në debat kur Logu tha se Lulzim Basha ka profil më të lartë politik se Ndoka. Ky i fundit i tha se kur ka kandiduar edh eme PD edhe me PS, ka qenë më i votuari.

Debati:

Besart Logu: Nuk mund të thuash kush është Lulzim Basha, se ai ka profil shumë më të lartë politik, ka vota shumë më tepër se ju, nuk mund të thuash kush është Lulzim Basha.

Nard Ndoka: Nuk ka më shumë se unë ai kurrë, se unë kam fituar 72% si kandidat i pavarur që nuk i fiton kurrë në jetën e tij ai.

Besart Logu: Nuk diskutohet mandati i tij, ta merr Lulzim Basha.

Nard Ndoka: Unë kam kandiduar kundër Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste dhe kam qenë kandidati më i votuar në Shqipëri.

Të fundit