Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
"Kam të dhëna", Kalaja: Janë lëshuar dy masa sigurie për Veliajn
Kryetarja e Komisionit të Apelit në PD, Adriana Kalaja shprehet e sigurt se janë marrë dje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt masa për ndalim daljeje jashtë vendit dhe detyrim paraqitjeje.
Duke folur në Ora News, ajo tha se disponon informacion se këto masa ndaj Veliajt janë shumë të lehta, për dosjes dhe krimet që ka kryer sipas saj.
Kalaja: Ne në fakt si opozitë dhe sidomos që jemi aktorët kallëzues ndaj Veliajt, duke përfshirë edhe Aleancën për Teatrin, këto dy masa që kam marrë informacion se janë marrë dje ndaj Erion Veliajt janë shumë të lehta, për dosjes dhe krimet që ka bërë Erion Veliaj.
Megjithatë, mendoj se është një hap i mirë, dhe këtë duhet t’ia japë meritën asaj proteste, që edhe intimidohet nga njerëz që i vret ajo protestë. Nëse do të bëjmë një analizë të fakteve, 1 vit më parë nuk imagjinohet që Veliaj të jepte llogari në SPAK. Dhënia e këtyre dy masave konfirmohet sipas burimeve të mia të sigurta, në të kundërt SPAK duhet të dalë sikurse e bëri në qershor.