Flash News

Ditari i Opozitës

“Kambanë e fortë alarmi”, Meta pas artikullit të gazetës gjermane: Fton median të mbrohen nga Rama, armiku i fjalës së lirë

“Kambanë e fortë alarmi”, Meta pas artikullit të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të artikullit të gazetës gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’, ku evidenton shkelje të shumta të lirisë së medias në Shqipëri, ndërsa ndër të tjera e quan kryeministrin Edi Ram si përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet media në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Meta e cilëson artikullin një kambanë e fortë alarmi, që i fton gazetarët të të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që shkelen nga Rama.

“Liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë, kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përshpejtimin e integrimit europian.

Shqetësimet serioze me të cilat përballet sot media në Shqipëri, të ngritura me profesionalizëm nga gazeta e madhe gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" janë një kambanë e fortë alarmi, që i fton të gjithë gazetarët të reflektojnë për mbrojtjen e të drejtave të tyre që dhunohen dhe shkelen nga çdo nga armiku i fjalës së lirë, Edi Rama.

Duke ndarë disa nga konstatimet më serioze në artikullin e FAZ, i ftoj të gjithë gazetarët e pavarur dhe kurajozë, që pa humbur kohë të unifikohen në qëndrime, të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës. Ndryshimi është në dorën tuaj! Beteja pakompromis për rivendosjen e lirisë dhe pavarësisë së medias, për dinjitetin profesional dhe njerëzor, nuk do ndalet deri ditën kur edhe gazetari i fundit të çlirohet nga presioni i Qeverisë dhe autocensura!”, shkruan Meta.

 

Të fundit