Flash News

Ditari i Opozitës

Kamerat në Shkodër, Berisha: Bandat kontrollojnë territorin dhe vendimarrjen

Kamerat në Shkodër, Berisha: Bandat kontrollojnë territorin dhe

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar për kamerat që u gjetën në shtyllat elektrike, të cilat dyshohet se i kishin vendosur kriminelët për të monitoruar lëvizjet e policisë.

Kryedemokrati thotë se krimi ka kontroll të rreptë mbi territorin. Më tej thekson se jo vetëm territorin, por edhe vendimarrjen në çdo institucion.

“Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë! Ky është narkoshtet!”-shkruan Berisha.

Të fundit