Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat i vetëm për kreun e PL, Meta: Tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim

Kandidat i vetëm për kreun e PL, Meta: Tregues i besimit të

Partia e Lirisë mban sot Konventën e Parë Kombëtare, nga e cila pritet të miratohen disa ndryshime statutore dhe për të zgjedhur forumet e reja drejtuese.

Sa i takon garës për drejtimin e PL, Meta nuk ka asnjë kundërshtarë përballë, ndërsa pak para nisjes së konventës, ai tha para gazetarëve se ky është tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin e tij.  

 “Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do ketë zgjedhje për kryetar partie dhe strukturat, falenderoj komitetin organizator që përfundoi misionin. Sot do votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë. Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë gara fiktive.

Tregues i besimit të anëtarëve në lidershipin tim. Do ta justifikoj me përgjegjësi maksimale. Do fuqizohet roli i të rinjve do jenë të përfaqësuar më shumë se 30 përqind në Struktura. Kudo në çdo nivel të rinjtë më të talentuar të jenë atje”, tha Meta.

 

Të fundit