Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Flet Këlliçi: Nuk e ndal betejën me Veliajn e Ramën

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Flet Këlliçi: Nuk e

Deputeti demokrat Belind Këlliçi është përfolur si një nga emrat e mundshëm që do të kandidojë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore.

I ftuar në studio e Abc News, Këlliçi tregoi se nuk ka ambicie të kandidojë për kreun e bashkisë së Tiranë,ndërsa shtoi se do ta vazhdojë betejën e tij përballë Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

“Jo nuk jam pretendent. Nuk e kam në ambicien time. Por nuk do ta ndal betejën e time politike me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Tirana vazhdon të betonizohet. Në vijim do të njiheni me dokumenta të papublikuara më parë për inceneratorët. SPAK po hesht. Sot nuk kemi asnjë të proceduar për Tiranën që është edhe vjedhja më e madhe”, tha Këlliçi.

 

Të fundit