Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Këlliçi: Nuk kam strategji

Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Këlliçi: Nuk kam

Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë prova e vërtetë me të cilën do të përballet opozita. Kështu është shprehur deputeti demokrat Belind Këlliçi.

Në një lidhje live me”Kafe Shqeto” në Syri Tv, Këlliçi u pyet nëse do të jetë kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Demokrati u shpreh se nuk ka pasur asnjëherë aspiratë dhe nuk ka as ndonjë strategji.

Sipas tij, ky perceptim vjen nga qëndrimet e tij ndaj kryetarit aktual të bashkisë, Erion Veliaj.

“Nuk kam. Strategji jo njëherë, fare. Me thënë të drejtën u bë pak kohë që kjo çështje flitet; pa diskutim që ka interes në raport me zgjedhjet lokale, është testi më i rëndësishëm me të cilin opozita do të përballet, zgjedhjet e ardhshme lokale. Unë personalisht nuk e kam shprehur ndonjëherë këtë aspiratë, nuk e kam kërkuar dhe nuk kam thënë që synoj që të kem këtë pozicion e t’i futem kësaj gare, por nga ana tjetër gjithë ky perceptim vjen për shkak të qëndrimeve të mia - jo kritike, por brutale - për sa i përket Kryetarit të Bashkisë, që është hataja më e madhe që i kanoset Shqipërisë nëse një ditë, largqoftë, vjen mundësia të marrë drejtimin e Partisë Socialiste e që quhet Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

Të fundit