Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat për kryebashkiak i Tiranës? Ilir Alimehmeti: Do pres primaret

Kandidat për kryebashkiak i Tiranës? Ilir Alimehmeti: Do pres primaret

Mjeku Ilir Alimehmeti është përfolur si një nga emrat e mundshëm nga opozita si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.

Duke folur në Euronews ai tha se çdo gjë kërkon kohën e vet dhe për këtë duhet të priten rezultatet e primareve.

“E vlerësoj atë dashamirësi pa diskutim, por do kohën e saj çdo gjë. Çdo gjë vendoset në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe situata aktuale, meqenëse ma bëtë pyetjen, do të thotë duhet të presim një proces që është quajtur primare,’ – u shpreh Alimehmeti.

Mjeku nuk konfirmoi asgjë, por nuk mohoi se ka mundësi të kandidojë për t’u bërë kryetari i ri i bashkisë Tiranë.

Të fundit