Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Fatbardh Kadilli: E kam konsultuar vetëm me miqtë, ende me Berishën

Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Fatbardh Kadilli: E kam

Fatbardh Kadilli, anëtar i Partisë Demokratike ka shprehur ambicien për të shpallur kandidaturën për kryetar bashkie i Partisë Demokratike në Tiranë, si përfaqësues i opozitës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Kadilli tha se një gjë të tillë e ka konsultuar me miq, kolegë e figura të televizionit, por akoma me kreun e PD-së Berishën.

Gjatë fjalës së tij, Kadilli ka thënë se projekti që ai synon është që opozita të përballet me pushtetin në Tiranë, dhe për këtë beson se do të ketë mbështetjen e Berishës.

Pjesë nga diskutimi:

Arian Çani: A është e vërtetë se janë hapur llafe se ti ke në plan dhe pritet të jesh kandidat për kryetar bashkie i PD në Tiranë, sfidant i Erion Veliajt?

Fatbardh Kadilli: Është e vërtetë që e kam konsultuar me miq, kolegë e figura të ekranit mundësinë e kandidimit si përfaqësues i opozitës përballë Erion Veliajt apo kushdo të jetë nga PS për garën e bashkisë. Deri tani ka qenë një konsultim miqsh. Ti po e bën lajm se unë deri tani nuk kam folur publikisht.

Arian Çani: A e ke konsultuar me njeriun kryesor të PD që quhet Sali Berisha?

Fatbardh Kadilli: Jo, nuk e konsultuar me Berishën. Kam në gatishmëri dhe emrin tim në dispozicion të një projekti për t’u përballur opozita me pushtetin në Tiranë. Unë besoj se ky projekt që unë synoj të ngre, natyrisht besoj do të ketë dhe mbështetjen e Berishës. E shoh veten si një faktor bashkimi në një projekt ku e gjithë opozita që e ka fare të qartë se kush është Fatbardh Kadilli.

Arian Çani: Dhe a mendon se do të jesh anti-modeli i Erion Veliajt?

Fatbardh Kadilli: Në mënyrë absolute. Njeri më të thjeshtë se sa të bësh anti-modelin e Erionit nuk ka. Anti-modeli i Erion Veliajt mjafton që të jesh një person i ndershëm dhe i vërtetë dhe të mos jesh produkt i të tjerëve, por të jesh produkt i vetes.

Të fundit