Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Meta: Nuk kam këtë lloj ambicie

Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Meta: Nuk kam

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur poshtë zërat se në zgjedhjet e ardhshme lokale ka ambicie të kandidojë për bashkinë e Tiranës.

Duke folur në emisionin “Log.” në Abc  Meta tha se nuk e ka këtë ambicie, por thotë se synon rivendosjen e demokracisë.

Meta: Së pari gjithë angazhimi im nuk është me asnjë lloj pozicionimi institucional apo pushteti, ka qenë konsistent në mënyrë të vazhdueshme që para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ishte e qartë që gjithë ato afera po përdoreshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve siç ndodhi në 25 prill, për të deformuar institucionet e për të pasur këto tregues, që janë më negativet krahasuar me rajonin.

Nuk kam këtë lloj ambicie. Nuk është kjo ambicie që më motivon në këtë askion politik. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë. 

 

Të fundit