Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidate në listën e hapur, Tabaku rrëfen bisedën me Berishën: Dalja e listave nuk ishte surprizë

Kandidate në listën e hapur, Tabaku rrëfen bisedën me

Kandidatja për deputet e PD në qarkun e Tiranës për 11 majin, Jorida Tabaku, ka folur për kandidimin e saj në listë të hapur dhe për fushatën zgjedhore që do të nisë më 11 prill.

E ftuar në studion e ‘Kjo Javë” në News 24, Tabaku rrëfeu bisedën me kreun e PD, Berishën, mbi kandidimin e saj në listë të hapur, që ngjalli mjaft polemika. Tabaku shpjegoi se kjo ishte një vendimmarrje e komunikuar mes saj e kryedemokratit.

“Nëse atë që bën e bën me shpirt, besoj se gjithmonë ka një rrugë një zgjidhje. Ka qëlluar këto kohë që edhe në periudhën e vështirë të PD mendon a është ky vendi ku dua të punoj? Por pastaj ndodh një shkëndijë që të jep besim. Me daljen e listave mund të kisha një ndjenjë rezerve në vete, por kam pasur një mbështetje nga qytetarët që më dhanë një forcë që më bëri të kuptoj që në beteja dalin njerëzit më të fortë dhe në beteja është ringritja më e fortë.

Unë me Berishën kam bërë një bisedë të gjatë dhe dalja e listave nuk ishte surprizë. Unë i marr gjërat seriozisht. Kishim një garë Primaresh ku u vlerësova si zonja më e votuar, dhe mendova ky ishte procesi dhe duhej marrë parasysh. E rëndësishme është mbështetja e demokratëve dhe qytetarëve. Ka disa momente që duhen kaluar.

Në 2021 isha e dyta në listën e Tiranës, por kjo nuk më ka ndaluar që të punoj për PD 24 orë 100 përqind e ta shfrytëzoj këtë për t’u rritur”, tha Tabaku.

Të fundit