Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidate për Tiranën? Tabaku: Kam vetëm një kundërshtar, Veliajn dhe PS

Kandidate për Tiranën? Tabaku: Kam vetëm një

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë se nuk ka asnjë ambicie të kandidojë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një intervistë për RTSH, Tabaku u shpreh se për të ka vetëm një kundërshtar: PS dhe Erion Veliaj.

“Nuk kam asnjë ambicie të kandidoj për Tiranën. Po thosha që është e sigurt se kam vetëm një kundërshtar, PS dhe Erion Veliaj. Çështja është që ne duhet të jemi aty ku sot fatkeqësisht nuk jemi. Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi”, tha Tabaku.

Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani janë dy kandidatët e parë që kanë prezantuar platformën e tyre për Bashkinë e Tiranës. Të dy do të votohen në primare, proces që do të zhvillohet më 4 dhjetor në PD.

Të fundit