Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu: Në Bashkinë e Lushnjes u vodh me bekimin kupolës së Ballës, Eriselda Sefa ka firmosur

Balliu: Në Bashkinë e Lushnjes u vodh me bekimin kupolës së

Teksa zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit afrohen, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Klevis Balliu, e sheh kandidatin e tyre për Lushnjen Elton Banon, si “ilaç i virusit të vjedhjeve të PS në Bashkinë e Lushnjes”.

Në një intervistë për Ora News, Balliu akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Ballën se ka organizuar vjedhjet e kryera në Bashkinë e Lushnjes.

Balliu hodhi akuza edhe mbi kandidaten e socialistëve në Lushnje, Eriselda Sefa, duke u shprehur se në kohën e vjedhjeve ka qenë pjesë e administratës dhe ka firmosur.

“Këtu kanë 15 vite socialistët që sundojnë me vjedhje e arrogancë duke mos i dëgjuar qytetarët dhe shërbyer pushtetarët. Faktet tregojnë që PS në bashkinë e Lushnjes ka pasur kohezion vetëm vjedhjen e kur shohim Taulant Ballën që kërkon votë për të vijuar vjedhjen është turp i vërtetë. PS nuk ka asnjë shans për të fituar përballë kandidatit Elton Bano. Këtu është arrestuar një dhe janë nën hetim nga SPAK. Vetë kandidatja që është sot ka qenë pjesë e administratës që ka vjedhur ka qenë nënkryetare dhe ajo ka firmosur. Të jeni të bindur se të gjithë këto vjedhje bëheshin me bekimin e kupolës së PS-së, ku përfshihej Taulant Balla. Ai ka qenë pjesë e emërimeve të këtyre njerëzve e individëve që kanë vjedhur qytetarët e Lushnjës. Prandaj është dërguar që të mbajë klanin e vjedhjes”, u shpreh Balliu.

Të fundit