Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatët humbës i dalin në krah Bashës pas humbjes së radhës: Të mos largohet!

Kandidatët humbës i dalin në krah Bashës pas humbjes së

Kandidatët e PD, të cilët humbën thellë duke e nxjerrë Partinë Demokratike forcë të tretë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë kërkuar që të mos largohet Lulzim Basha, ndryshe nga shumica e Grupit Parlamentar demokrat.

të thirrur në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve, ata janë shprehur se Basha nuk duhet të largohet dhe se zgjedhjet sipas tyre u vodhën.  

Kandidati i PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati në një prononcim për mediat, teksa po hynte në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve të PD-së të thirrur nga Basha për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve, argumenton se PD e ka lidershipin e saj dhe se nuk ka arsye për të pasur lidership të ri.

“Në asnjë mënyrë të mos jap dorëheqjen. Ne dhamë modelin tonë më të mirë. Do të bëjmë analizën e zgjedhjeve. Më të ri se Lulzim Basha nuk ka lidership”, tha Bushati.

Edhe kandidati i PD në Rrogozhinë, Shpëtim Saraçi deklaroi për mediat se në 6 mars pati shitblerje votash nga PS dhe ‘Shtëpia e Lirisë’.

“Kishim përballë qeverinë dhe Foltoren, kishin të deleguar që ndanin para. Pati shitblerje të votës”, tha ai.

Edhe kandidati i PD në Dibër, Luan Haka tha për mediat ku para se të fillonte mbledhja e kolegjit të kryetrarëve të degëve të PD, se kjo ishte vetëm vazhdimi i një beteje.

Ai tha se nuk ishte faji i PD që njerëzit ishin shitur për një thes miell, dhe shtoi se në Dibër ishin angazhuar grupime të larta të qeverisë për të marrë vota me çdo kusht. Në deklaratën e bërë, Haka përmendi gjithashtu se 75% e demokratëve në Dibër e donin Bashën si kryetar.

Basha ka bërë një fushatë për të fituar. Pse more Basha do e kapi votën në Dibër? Çfarë të bëjmë ne kur njerëzit shiten për një thes miell? Ky nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje. Në Dibër mbi 75% e demokratëve e duan shumë Bashën. Unë kam dalë me fitim në Dibër”, tha Haka.

Ndërkohë, kreu i komanduar i degës së Partisë Demokratike në Fier Agron Kapllanaj deklaroi i sigurt para zgjedhjeve të 6 marsit se nëse koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ fiton bashkinë e Shkodrës, atëherë ai largohet nga politika.

Dje, zyrtarisht koalicioni e fitoi bashkinë e Shkodrës, duke bërë që Kapllanaj të humb bastin e tij gjatë një debati me deputetin  Belind Këlliçin, kryetarin e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike disa ditë më parë në Ora Neës.

Megjithatë, Kapllanaj ka tërhequr deklaratën e bërë para zgjedhjeve. Ai tha se nuk do ta japë dorëheqjen pasi ka thënë se deklarata e tij ishte e nxitur.

“Ka qenë një deklaratë e nxituar. Shkodrën nuk e kemi humbur, Shkodrën e ka fituar Sali Berisha Edi Rama dhe Tom Doshi," ka thënë Kapllanaj, kur u pyet nga gazetarët teksa hynte në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të thirrur nga Lulzim Basha. 

Të fundit