Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatët për presidentin, Alizoti: Kjo që po ndodh është marrëzi! Nuk ka proces me një PD të përçarë

Kandidatët për presidentin, Alizoti: Kjo që po ndodh

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti e ka cilësuar një marrëzi situatën politike brenda PD por lidhur me procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc, Alizoti thotë se nuk kemi të bëjmë me një proces, pasi nuk ka unifikimi të të gjithë grupit parlamentar të PD-së.

“Deputetët janë të PD, por ky është një rast i rrallë në Shqipëri që partia nuk funksionon. PD ka një grup parlamentar si çdo parti. Kështu e çarë siç është teorikisht nuk përfaqëson të gjithë vullnetin e demokratëve. Kemi hyrë në një marrëzi politike, e cila nuk mund të ketë përfaqësimin e PD, pasi elektorati janë votuesit e saj. Grupi quhet grup kur është në tërësi, në këtë rast grupi nuk është në tërësi. Opozitën në çdo vend demokratik nuk e zgjedh pushteti

Unë e thashë dhe po e rithem, kemi të njëjtën krizë dhe do të themi të njëjtat mendime, sepse beteja është e ngrirë. Një nga arsyet që unë nuk marr pjesë është se unë e shikoj joracionale, sa blloqet janë unifikuar aq fort sa janë bërë si tifozë, që o të jesh me ata o kundër. Nuk mundet që ekipi i kësaj partie të shkojë i çarë në fushë. Çdo deputet i PD në çdo cep të Shqipërisë ka marrë mijëra vota, prandaj ai duhet përfaqësuar. Ky rast që ndodh në PD, nuk është politik, mund të jetë psikiatrik por jo politik”, tha Alizoti.

Të fundit