Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatët për zgjedhjet lokale, Dashamir Shehi tregon formulën që i ka propozuar Berishës

Kandidatët për zgjedhjet lokale, Dashamir Shehi tregon formulën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se primaret e paralajmëruara nga Partia Demokratike për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet lokale nuk janë të mjaftueshme.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc, Shehi ka treguar se çfarë biseduan në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, ku sipas tij, e vetmja mënyrë që opozita të nxjerrë një kandidat fitues në zgjedhjet lokale është ta testojë atë në popull me anë të sondazheve.

Them që kemi bërë një gjysmë pune, kemi rënë dakord për disa gjëra. E vetmja mënyrë është të dalim me një kandidat më vete, në proporcional të dalim secila parti më vete. Kemi rënë dakord se kush na puq, që është lufta kundër qeverisë, kundër autokracisë së Ramës, na puq po ja mbërritëm që është dhe elementi më dinamik, kandidati i vetëm. Për gjëra të tjera nuk puqemi shumë ne, por mendoj se këto janë të mjaftueshme.

 Formula që i kemi propozuar ne është që çdo parti të sjellë kandidatët e vet dhe ata t’i nënshtrohet një sondazhi. PD t’i bëjë primaret, uroj t’i bëjë mirë, por ata janë të PD-së, bile vetëm të pjesës së foltores, por është e pamjaftueshme të fitojë zgjedhjet, dhe ne na duhet një kandidat që shkon përtej PD-së”, tha Shehi.

Të fundit