Flash News

Ditari i Opozitës

"Kandidati i Bashës të shkojë andej nga erdhi", Berisha prezanton kandidatin për bashkinë Dibër

"Kandidati i Bashës të shkojë andej nga erdhi", Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për bashkinë e Dibrës, në zgjedhjet e 6 Marsit, Premtim Kryemadhin. Berisha tha para demokratëve dibranë se këto zgjedhje shënojnë kthesën historike, jo vetëm për Dibrën por edhe për Shqipërinë.

Ish-kryeministri Berisha tha se kandidati i Bashës duhet të shkojë andej nga erdhi dhe se Basha do të japë llogari para ligjit shqiptar dhe amerikan për atë që ka bërë.

"Këto super zgjedhje janë për 6 bashki, por në fakt janë për gjithë Shqipërinë, për të përmbysur regjimin e Ramës. Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe për Dibrën dhe Shqipërinë. Gjatë këtyre tre muajve çmimet e ushqimeve janë rritur në mënyrë të ndjeshme, si dhe buka e nafta, sepse Rama ka vendosur taksat më të larta për shqiptarët. Vota juaj është e rëndësishme për çdo dibran dhe shqiptar. Në këto zgjedhje ne vendosim për një akt madhor në historinë e lirisë dhe pluralizmit. Ju bëj thirrje që në 6 mars logon e vetme që do të votoni është “Shtëpia e Lirisë” dhe kandidatin e vetëm Premtim Kryemadhi. I vetmi politikan që thirret në Prokurori është Lulzim Basha. Mos ndiq vallen e një të mbyturi, ju garantoj se drejtësia belge është e pavarur dhe do ti shkojë deri në fund kësaj çështje ku Lulzim Basha është i zhytur nga koka te këmbët. Dosja e Muzinë ma solli në zyrë ambasadori i SHBA. Por unë i besoja Lulzimit dhe jo çfarë thoshte ambasadori. Ajo dosje do të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dhe amerikan. Nuk ke shpëtim, je i pashpresë, ndaj ftoj kandidatin e tij, ta çoni nga erdhi andej nga erdhi, nga Tirana,"- tha Berisha.

Të fundit