Flash News

Ditari i Opozitës

Lefter Maliqi kallëzim në SPAK: Largohem nga politika nëse hapen kutitë dhe s’dal fitues

Lefter Maliqi kallëzim në SPAK: Largohem nga politika nëse hapen

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën, Lefter Maliqi, ka ngritur padi në SPAK pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit. Ai deklaroi se nëse hapen kutitë dhe nuk del fitues i bashkisë, atëherë ai largohet nga politika.

“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për ti treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR 3 herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata. Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas."

"Kam besim të patundur që kjo do të bardhet dhe mandate i bashkisë është i fituar. Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibejat dhe atij të PS. Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha ai.

Të fundit