Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” denoncon rivalin për bashkinë e Rrogozhinës, publikon letrën

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” denoncon rivalin

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka denoncuar rivalin e tij kryetarin aktual Edison Memolla.

Në Facebook, Hoxha ka publikuar një letër ku njoftohet një takim i kryebashkiakut me përfituesit e granteve të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Hoxha shkruan se pushtetarët kujtohet sot që kanë nevojë për vota për të mbaruar ato punime dhe ato shtëpi që duhet të merrnin drejtim dhe zgjidhje dy vite më parë.

Kujtohen pikërisht sot që shohin se kanë nevojë për vota, për ato punime dhe ato shtëpi që është dashur ti japin drejtim e zgjidhje 2 vite më parë! Voto për një Bashki të paanshme dhe transparente, voto për ndryshimin!  Voto numrin”, shkruan ai.

Të fundit