Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ju kujton qytetarëve premtimin e harruar të Ramës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ju kujton

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ju ka rikujtuar qytetarëve premtimin e pa mbajtur të kryeminidtrit Edi Rama.

Rama ka premtuar dikur se Elbasani do të kthehej në shesh xhirimi.

Boçi bashkangjitur tregon dhe linkun ku Qendra Kombëtare e Filmit, një faqe interneti e qeverisë, udhëzon kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet për të xhiruar.

Statusi i plotë:

Si tha Edvin Rama për projektin tonë të Qytetit të Filmit? Do ta kthejë Elbasanin në shesh xhirimi?

Sa injorant dhe keqdashës duhet të jetë një kryeministër që nuk di as çfarë bëjnë institucionet e tij të varësisë?

Ky është linku ku Qendra Kombëtare e Filmit, një faqe interneti e qeverisë, udhëzon kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet për të xhiruar. 

Të fundit