Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidati i opozitës në Dibër: Qeveria të tërhiqet nga projekti i Skavicës

Kandidati i opozitës në Dibër: Qeveria të tërhiqet nga

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka në prezantimin e tij para banorëve dibranë iu referua projektit për ndërtimin e Skavicës.

Uka tha se kandidati socialist nuk është në gjendje të ballafaqohet dhe të japë llogari për 8 vite keqqeverisje.

“Ne do të detyrojmë qeverinë të tërhiqet nga ndërtimi i projektit të Skavicës. Ju jeni dëshmitar që në çdo takim të zhvilluar, kam ftuar kandidatin e PS në këto zgjedhje që të vijë në ballafaqime publike, të parashtrojë secili prej nesh vizionin e tij që çdo qytetari ti jepet mundësia që përmes votës së tij të zgjedhë më të mirin. Kandidati i PS nuk është në gjendje të ballafaqohet dhe të japë llogari për 8 vitet e keqqeverisjes. 14 maji është referendum për dibranët”, tha Uka.

Të fundit