Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidati i PD: Procesi në Tepelenë shkoi mirë, por u panë persona që nuk ishin nga zona

Kandidati i PD: Procesi në Tepelenë shkoi mirë, por u panë

Kandidati 26-vjeçar i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma, ka komentuar zhvillimin e procesit të votimit të sotëm.

Në një prononcim për “Ora News”, ai vlerësoi se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe pa probleme të mëdha, megjithëse në fillim pati disa vështirësi të vogla.

“Procesi i votimit ishte i mirë në përgjithësi, me disa problematika të vogla në nisje të ditës, por më pas gjithçka shkoi normalisht,” u shpreh Guma.

Megjithatë, kandidati demokrat ngriti shqetësimin për praninë e personave që, sipas tij, nuk ishin banorë të Tepelenës.

Ajo që nuk më pëlqeu ishte fakti se gjatë ditës në disa qendra votimi u panë njerëz që nuk ishin nga Tepelena,” theksoi ai.

Guma është ndër kandidatët më të rinj në këto zgjedhje të pjesshme vendore, duke përfaqësuar Partinë Demokratike në garën për drejtimin e Bashkisë Tepelenë.

 

 

Të fundit