Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidimi i Boçit në Elbasan, Berisha: Është njeriu me i shkëlqyer që mund të garoj denjësisht

Kandidimi i Boçit në Elbasan, Berisha: Është njeriu me i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se vendimi i Luçiano Boçi për të garuar për Bashkinë e Elbasanit, meriton vlerësim dhe mbështetje për aktin që po ndërmerr.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ Berisha tha se Boçi është njeriu që do të punojë dhe ta shërojë Elbasanin nga keqqeverisja socialiste.

“Ai është një përkushtim i madh ndaj një qyteti të një rëndësie shumë të madhe siç është Elbasani, ai nuk po largohet nga vija e parë e frontit por shkon përsëri në një vije tjetër të parë në shërbim të qytetarëve.

Luciani Boçi është një njeri shumë i respektuar në Elbasan dhe më gjerë, akti i tij meriton dhe dëshmon vlerësimin përkushtimin ndaj qytetit të Elbasanit.

Unë besoj thellësish se zoti Boçi është njeriu me i shkëlqyer dhe me vlera që mund të garoj denjësisht dhe besoj se do të arrijë fitore plotësisht kjo edhe nga mbështetja qytetare që ai gëzon.

Elbasani është keqeverisur në mënyrën më të keqe nga socialistët duke e shkatërruar atë qytet,”- tha Berisha.

 

Të fundit