Flash News

Ditari i Opozitës

“Kandidimi për PS, gabim fatal”, Berisha thirrje Becit: Hajde këtu me Bardh Spahinë, jepni llogari për çdo gjë

“Kandidimi për PS, gabim fatal”, Berisha thirrje Becit: Hajde

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi në Shkodër turin elektoral për zgjedhjet e 14 Majit. 

Përmes një mitingu me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Shkodër Bardh Spahia, Berisha i bëri thirrje kandidatit socialist, Benet Beci që të ballafaqohet publikisht me rivalin e tij demokrat.

“Karshi  Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni, jepni llogari për çdo gjë.

Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë ti shlyen deri diku një detyrim sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipërove njëherë fjalën Shkodër dhe Shkodran.

Benet vetëm për këtë kam bindjen se gjysma e Becëve nuk do të votojnë ty”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se kandidimi i Becit për Edi Ramën është një gabim fatal për Becin.

“Benet kandidimi yt për Edi Ramën, njeriu që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, absolutisht në mënyrë identike me despotin Enver Hoxha është gabimi fatal i jetës tënde. Shpirti yt e di se çfarë të detyroi ty të bësh këtë gabim fatal.

Di diçka edhe Tom Doshi për këtë detyrim.

Por meqë u ndala tek Toma, shko pak e tako Senadën. Shko tako Namikun, shko tako zonjën Hafizi, se si u flakën si limon i shtrydhur. Edhe Edona e Zeusit e kam këtu dorëheqjen e saj. Nga do të dalësh ti.

Benet edhe njëherë të them, ke bërë gabimin e jetës tënde. Të pashë një ditë këtu në shesh, e kishe vendosur, një ngjyrë tjetër. Naiv je treguar. Por nënat shkodrane dhe nënat shqiptare, përrallën e parë që u tregojnë fëmijëve është përralla e ujkut, me këmbë të lyer me miell.

Por ti nuk del edhe për një arsye tjetër këtu në shesh që është detyrim në çdo vend, qeveritarët duhet të dalin para qytetarëve dhe ti thonë; urdhëro jam këtu për të pyetur çdo gjë, për të dhënë llogari para jush”, tha Berisha.

Të fundit