Ditari i Opozitës

"Kandidojnë njerëz të përfshirë në afera", Çupi: PS po përballet me betejë të fortë brenda llojit

"Kandidojnë njerëz të përfshirë në

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, është pyetur nëse ekziston një luftë të brendshme brenda kësaj force politike për votat.

E ftuar në Klan News, Çupi u shpreh se nuk është karakterizuar asnjëherë nga ambicia e tepërt, apo e pamoralshmja, teksa shton se brenda PD-së nuk sheh asnjë inat apo garë të fortë.

Sipas saj, Partia Socialiste po përballet me një betejë të fortë brenda llojit, e kjo sepse po kandidojnë njerëz që kanë pushtet, e të përfshirë në afera.

“Mua s’më ka karakterizuar asnjëherë kjo tendenca, ambicia e jasht një lloj morali, e nuk e kam pasur një fokus të jetës. Por, unë nuk shikoj që në PD e në ekipin 37, të jetë ky inati apo gara e fortë. Jemi të fokusuar të vota e PD, por kodi përcakton vota e PD nuk të shkon vetëm ty, por vota i shkon edhe PD, e për pasojë ose alternohen ose vota shkon në emrin tënd.

Pra, e personalizon në një lloj mënyrë ky kod zgjedhor fushatën. Është e vërtetë ka një betejë të fortë te PS, unë perdor atë shprehje “kokat hanë njëri-tjetrin”, sepse atje ka ministra që kanë pushtet patjetër, kanë deputetë me shumë vite eksperiencë. Le të jemi të vertetë, e të mos fshihemi, kemi një qeverisje 12 vjeçare, shumica të akuzuar për korrupsion dhe për afera me buxhetin e shtetit apo me taksat e shqiptarëve. E një palë që janë sigurisht e në raporte ndërkombëtare, janë të denoncuara si një parti që deformon rezultatin zgjedhor, qoftë përmes blerjeve apo formave të jashtëligjshme, nga ana tjetër ti ke një opozitë, në 12 vite opozitë.

Ti ke 37 kandidatë, që janë njëri figurë më e pastër se tjetri, në kuptimin që nuk kanë konsumuar pushtet, edhe thjesht atij do i kërkojnë votën. Pra, nëse unë shkoj i kërkoj votën qytetarit, unë nuk jam as një figurë e përlyer, e përfolur, e korruptuar. Pra, jam një qytetare e këtij vendi që i kam shërbyer çdo pozicion me ndershmëri e integritet, e i kërkoj votën, për të zbatuar programin e partisë time, në të mirë, siç e mendojmë ne, në të mirë të qytetarit", tha deputetja. 

Të fundit