Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidon në zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi: Kuçova është kthyer në një bastion të krimit

Kandidon në zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi: Kuçova

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka folur për kandidimin në zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në studion e News24 Maliqi deklaroi se “Kuçova është kthyer në një bastion të krimit dhe jo të rilindjes”, ndërsa tha se çdo gjë në qytet është e shkatërruar.

Sipas tij rival në këto zgjedhje do jetë “një zyrë që është bërë pis me korrupsion dhe servilizëm”, duke iu referuar asaj të kryebashiakut aktual të qytetit.

“Unë i kam dhënë provat në bashkinë e Kuçovës. Kuçova është kthyer në bastion të krimit dhe jo të rilindjes. Demokracia dhe pluralizmi në Shqipëri janë në nivelet më të larta, kështu që koalicioni është tejet i fuqishëm", tha ai. 

 

Të fundit