Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidon për kryetar të PD, Shehaj tregon raportet me Bashën: Nuk kemi komunikim, por i kemi uruar njëri-tjetrit suksese

Kandidon për kryetar të PD, Shehaj tregon raportet me Bashën: Nuk

Agron Shehaj, deputeti fitues në 25 prill, i cili shpalli prej të shtunës kandidaturën për kryetar të PD, ka treguar raportet me kryetarin aktual, Lulzim Basha.

I ftuar në ‘News 24’, Shehaj thotë se nuk ka komunikim me të, por i kanë uruar njëri-tjetrit suksese në garë.  

Unë kam shprehur gjithmonë mendimin tim dhe në përgjithësi ai është dëgjuar. Kam pasur një raport konstruktiv me Bashën, ndërsa tani nuk kam më, sepse tani po konkurrojmë në një garë. I kemi uruar njëri-tjetrit suksese në garë, por nuk kemi pasur komunikim.

Në deklaratat e mia nuk ka pasur asnjë aludim ndaj Bashës, por unë thjesht mendoj si duhet të jetë kryetari i partisë. Unë nuk mendoj që Basha është i korruptuar, por mendoj që PD duhet të jetë e besueshme për qytetarët, sepse këta të fundit votojnë, nëse besojnë”, tha Shehaj.

Sipas tij, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së 25 prillit dhe të mos kandidonte më për kryetar të PD, ndërsa shtoi se nuk mendon se do të përjashtohet nga grupi apo të ndëshkohet me ndonjë masë tjetër, nëse nuk e fiton garën e 13 qershorit.

 

 

 

Të fundit