Flash News

Ditari i Opozitës

"Kanë hematoma", denoncon Vokshi: Gratë u rrëmbyen dhunshëm me furgon dhe i kanë çuar në komisariat

"Kanë hematoma", denoncon Vokshi: Gratë u rrëmbyen

Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka denoncuar se mes protestuesve të shoqëruar në komisariat ka edhe gra.

Duke folur në A2 CNN, Vokshi deklaron se 4 gra janë marrë në mënyrë të dhunshme, në shkelje të procedurave e ligjit. 

“Zonjat kanë qenë në protestën e njoftuar sipas ligjit, te sheshi Wilson. Pasi policia e shpërndau në mënyrë të dhunshme protestën, zonjat po ktheheshin në shtëpi sepse njëra prej tyre ishte me probleme shëndetësore. Furgoni i policisë ka ndaluar dhe një burrë i veshur civil i ka futur në furgon në mënyrë të dhunshme, pa i treguar të drejtat e tyre. Zonjat kanë hematoma”.

Sipas deputetes demokrate, shefi i komisariatit i ka thënë se “zonjat janë ndaluar se kanë bllokuar rrugën, por kjo nuk është e vërtetë se protesta ishte paralajmëruar”

Të fundit