Flash News

Ditari i Opozitës

Kaosi me gjendjen civile, denoncon ish-deputeti: Qeveria u ndryshoi vendbanimin prindërve pa kërkesën e tyre; SPAK të mos hesht!

Kaosi me gjendjen civile, denoncon ish-deputeti: Qeveria u ndryshoi vendbanimin
Foto Ilustruese

Vijojnë akuzat e Partisë Demokratike ndaj qeverisë për zhvendosjen e adresave të zgjedhësve dhe të qendrave të votimit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, pretendon se një rast i ngjashëm iu ka ndodhur edhe prindërve të tij. Duke publikuar disa dokumente, Hasa shkruan se prindërve të tij iu është ndryshuar vendbanimi pa kërkesën e tyre dhe se adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin.

“Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë!”, shprehet Hasa, teksa i bën thirrje SPAK të veproj.

Reagimi i plotë i Endri Hasa:

Qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.

Kjo ndodh sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre!

Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë!

Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore.

Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët.

Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme!

Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre!

Asgjë s’ka ndryshuar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin.

SPAK duhet t’i kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit.

Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë!

Kaosi me gjendjen civile, denoncon ish-deputeti: Qeveria u ndryshoi vendbanimin

Kaosi me gjendjen civile, denoncon ish-deputeti: Qeveria u ndryshoi vendbanimin

Kaosi me gjendjen civile, denoncon ish-deputeti: Qeveria u ndryshoi vendbanimin

Kaosi me gjendjen civile, denoncon ish-deputeti: Qeveria u ndryshoi vendbanimin

Të fundit