Flash News

Ditari i Opozitës

'Kaosi' në PD, Hoxha: Nuk mund të jesh gjithnjë butak, do sakrifikoj mandatin

'Kaosi' në PD, Hoxha: Nuk mund të jesh gjithnjë butak,

Situata e trazuar në Partinë Demokratike, për deputetin Flamur Hoxha, mund të dalë jashtë parashikimeve. Hoxha është shprehur i indinjuar jo vetëm për situatën e krijuar, por edhe për mënyrën se si kanë reaguar një pjesë e deputetëve.

I ftuar në A2 CNN, Hoxha u shpreh se një kauzë kaq e madhe mund ta detyrojë atë të bëjë një sakrificë aqë të madhe, duke arritur deri në dorëzimin e mandatit.

“Sot mbas 30 vitesh nuk ndihem mirë të ndodhesha në një situatë të tillë, ku, nuk e kisha menduar kurrë sinqerisht. Sakrifica ime mund të jetë edhe më shumë se kaq dhe lënien e mandatit nëse është e nevojshme për një kauzë kaq madhore. Por e shoh që sot po shohim që janë pozicionuar egër në llogore. Nuk është komode për një demokrat një situatë e tillë. Është një paradoks. Kur shoh politikanë me 5-6 mandate dhe absolutisht qëndrojnë fort në një krah duke mos qenë përbashkues dhe kjo është ajo dilema se çfarë do të mësojmë ne nga politika e së shkuarës. Dhe unë mos mendoni se e kam pasur të lehtë një vendim. Në politikë duhet të kesh një shtyllë kurrizore, nuk mund të jesh gjithnjë butak”, tha Hoxha në A2 CNN.

Të fundit