Flash News

Ditari i Opozitës

Kaosi nga protesta, Salianji flet nga brenda selisë: Ka njerëz të plagosur, po qëndrojmë në zyra të ndryshme

Kaosi nga protesta, Salianji flet nga brenda selisë: Ka njerëz të

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur nga brenda selisë së PD lidhur me situatën kaotike të krijuar në godinën e PD-së.

Në një lidhje telefonike për News 24, Salianji tha se ka njerëz të plagosur dhe të sëmurë.

 “Ka njerëz që janë të plagosur, ka gra shtatzënë, ka njerëz të sëmurë. Është një situatë e paimagjinueshme e bërë për interesat personale të një njeriu. Ne po qëndrojmë në zyra të ndryshme sepse nuk ka hapësira për të qëndruar të gjithë në një vend.

Jemi në zyrat e PD, ishim në një ditë pune. Kjo nxitje dhune, ky qëndrim aty si gjeneral i një ushtrie të vdekur, për të marrë përpara përfaqësuesit më të lartë të PD, deputetët e zgjedhur, është e papranueshme dhe duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe të plotë për cdo cenim që është bërë. Ndërhyrja duhet të ishte bërë më parë nga policia”, tha Salianji.

 

Të fundit