Flash News

Ditari i Opozitës

“Karrigia e Parlamentit s’është e Monikës!”, Kryemadhi: Populli largohet, por votat dalin për qeverinë

“Karrigia e Parlamentit s’është e Monikës!”,

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, ku ajo dhe Ilir Meta nuk mundën të fitonin një mandat për të qënë pjesë e Parlamenteti të ri.

Kryemadhi u shpreh se “karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, ndërsa shtoi se e vetmja keqardhje që ka “është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë”.

Monika Kremadhi: Karrigia e Parlamentit nuk është as e Monikës e as e dikujt tjetër, por është e lëvizshme dhe vazhdon të lëvizi. Të vetmen keqardhje që kam është se njerëzit ndihen shumë më të varfër, largohen çdo ditë e më shumë, janë shumë më të pakënaqur, por kur vjen puna, u dalin votat te kutia me shumicë në favor në qeverisë.

Të fundit