Flash News

Ditari i Opozitës

KAS i rrëzoi kërkesën për rinumërim të votave, Alimehmeti padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

KAS i rrëzoi kërkesën për rinumërim të votave,

Kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj, Ilir Alimehmeti nuk tërhiqet nga beteja për rinumërim.

Pas rrëzimit fundjavën e kaluar nga KAS-i i ankimimit për rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës, Alimehmeti ka depozituar tashmë ankimimin në shkallën e dytë, në Kolegjin Zgjedhor, pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Shorti për kandidatin e PD, i cili doli i dyti më i votuari në listën e hapur të qarkut të Tiranës në garën e 11 majit, do të hidhet ditën e nesërme (3 qershor).

Njoftimi: 

Në datën 03.06.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e Ankimit Nr.10 Regjistri Themeltar Dt.02.06.2025 Regjistrimi, me:

ANKUES: Ilir Alimehmeti, kandidat nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike/Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM). I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: – Ndryshimin e vendimit nr.83 datë 30.05.2025 të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve1 “Për Mospranim për Shqyrtim të Kërkesës Ankimore Nr.52, datë 29.05.20252, të depozituar nga Z.Ilir Alimehmeti, kandidat për Deputet i Subjektit Zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”;

– Ndryshimin e vendimit nr.1326 datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”3;

– Rinumërimin dhe/ose rivlerësimi i votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë; – Ndryshimi i rezultatit të tabelave përmbledhëse pas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave;

– Si alternativë ndaj mospranimit të kërkesave të mësipërme, dërgimin për kontroll incidental pranë Gjykatës Kushtetuese të nenit 124, paragrafi 1, i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenin 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. BAZA

LIGJORE: Nenet 124, 152, 153 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Neni 145 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Tiranë, më 02.06.2025

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Të fundit