Flash News

Ditari i Opozitës

KAS regjistron PD-në me kryetar të komanduar Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit

KAS regjistron PD-në me kryetar të komanduar Alibeajn në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë vendimin që të regjistrojë në zgjedhjet e 14 majit PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.Pas një seance rreth 60 minutash, KAS vendosi të rrëzojë një vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ai kërkoi PD-së të sjellë një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Relatori i kësaj çështjeje, Koli Bele u shpreh se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solmen të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë."

"Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.

Kujtojmë se KQZ vendosi mosregjistrimin e  Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij.

Të fundit