Flash News

Ditari i Opozitës

KAS rrëzoi kërkesën e BF për Kamzën, Hoxha: Vendim politik, asnjë argument juridik

KAS rrëzoi kërkesën e BF për Kamzën, Hoxha: Vendim

Ish-kandidati  i ‘Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit për Kamzën Arjan Hoxha, i ftuar sot në rubrikën “Opinion”, komentoi vendimin e KAS për të rrëzuar kërkesën e tyre për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në këtë bashki.

Ai tha se vendimi ishte politik dhe se nuk kishte argumente juridike.

Vendimi ishte politik, s’kishte argument juridik apo administrativ për zgjedhjet në Kamëz. Që në momentin që vendimi i KAS është 3 me 2, është politik. Në Kolegj jam i bindur se kjo kërkesë do të pranohet.

14 maji në Kamëz ka qenë datë e masakrës zgjedhore, ku operatorët kanë votuar qindra herë. I kam faktuar këto dhe ia kam dërguar edhe KAS.

Ne do shterojmë çdo rrugë sepse nuk ka mënyra të tjera për të mbrojtur votën”, tha ai.

Të fundit