Flash News

Ditari i Opozitës

KAS rrëzoi kërkesën e PD, Ivi Kaso: Po shkel çdo standard zgjedhor, ne nuk dorëzohemi

KAS rrëzoi kërkesën e PD, Ivi Kaso: Po shkel çdo standard

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka reaguar pasi KAS rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet e tjera publike, lidhur me ankimimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Vlorës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Kaso tha se ky vendim i KAS është shkelje e çdo standardi zgjedhor dhe kundër interesit të qytetarëve për të mësuar çfarë ka ndodhur në të vërtetë në procesin zgjedhor. Ai ka kërkuar që KAS të bëjë transparencë, ndërsa theksoi se PD nuk do të tërhiqet dhe se do të vazhdojë të sjellë prova shtesë për parregullsi edhe në të tjera qarqe.

"Për të tretën herë radhazi KAS ka refuzuar marrjen e provave. Provat tona janë thelbësor për të provuar masakrën zgjedhore. Se dëshmojnë sjelljen në kundërshtim me ligjin dhe kundër vetë KQZ. Kjo refuzim i marrjes së provave është më e nevojshme për të zbuluar masakrën zgjedhore.

Ditë pas dite po dëshmohen sjellje që e kanë karakterizuar këtë proces. Sot është ulëritëse dhe heshtja e KAS për marrjen e tyre. Është shkelje e çdo standardi zgjedhor që shkon kundër interesit të qytetarëve sot. Cdo veprim i KAS për të hedhur poshtë kërkesat tona shkon kundër transparencës dhe interesit të qytetarëve shqiptarë, që është zbardhja e asaj që ka ndodhur më 25 prill. Ky vendim i KAS shkon në drejtim të kundërtën me transparencën.

Sot u bë standard i dyfishtë se u artikulua që duhej hetim ndërsa nuk është pranuar kërkesa e opozitës.Vetë anëtarët e KAS artikuluan nevojën e plotë për të sqaruar lidhur me zgjedhësit që kanë votuar më shumë se një herë. 

Ne do të vazhdojmë me kërkesat tona për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet edhe në zonat e tjera zgjedhore që janë dërguar pranë komisionit të zgjedhjeve. Ashtu siç na është kërkuar, e fillojmë çdo proces ankimor pa asnjë lloj premtimi duke shpresuar që KAS të na vërtetojë se ne e kemi gabim. Ka për tu hedhur dritë e plotë mbi shkeljet e mëdha të zgjedhjeve të 25 prillit. KAS ka detyrim të bëjë transparencë" tha Kaso në deklaratën e tij.

 

Të fundit