Flash News

Ditari i Opozitës

KAS shqyrton ankimimet për Beratin/ Përfaqësuesi i LSI-së tregon çfarë kanë konstatuar: Janë shkelje të rënda

KAS shqyrton ankimimet për Beratin/ Përfaqësuesi i LSI-së
Altin Kaziaj

Pas Gjirokastrës, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton sot pretendimet e opozitës për manipulime zgjedhore në qarkun e Fierit. PD dhe LSI kanë kërkuar që të përsëriten zgjedhjet në këtë qark.

LSI ka depozituar 2 kërkesa ankimore për rezultatin në Qarkun Berat, një për rinumërim dhe rivlerësim të votave dhe një tjetër për shpallje pavlefshmërie dhe ripërsëritje të zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes së sotme përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Altin Kaziaj tha se janë kryer shkelje të rënda dhe se është konstatuar mospërputhje e numrit të votuesve me fletët e votimit.

Ai tha se në një qendër votimi ka pasur një kuti votimi të pa protokolluar. Kaziaj shtoi se në një tjetër qendër, janë hedhur fletë votimi në kutinë e materialeve zgjedhore. Sipas tij, ka pasur tentativa për votim të shumëfishtë.

"Janë konstatuar tentativa për votim të shumëfishtë, dalë nga printimet. Më pas QV 34/31 në Ullinjas, u konstatua mospërputhje e fletëve të votimit me votuesit. U konstatua se kishte mospërputhje nga raporti me procesverbalin.

Në regjistrimin e votuesve u vunë re shtesat e votuesve me dorë. U verifikuan kuponat, rezultuan se numri i tyre ishte më pak se numri i votuesve dhe zgjedhësve.

QV 34/45 që ndodhet në zonën Bogdan, u konstatua se mungonte raporti i printimin PIE. Nuk kishte shënime dhe konstatime të protokollit. Në këtë qendër votimi ka mungesa të theksuara, lidhen me regjistrin e zgjedhësve. Mungojnë kuponat e votuesve. Nuk kemi ide të saktë si është bërë llogaritja.

Vijojmë me QV 33/13 në Drobonik. Është konstatuar mospërputhje. Është mbyllur kutia pa procesverbal. Mjafton të shihni pamjet e QV 38/18, ndodh një fakt shumë i rëndë, protestojnë haptazi që kërkojnë me ngulm që anëtarët të firmosin një tabelë ndryshe nga ajo që ka qenë fakti në këtë QV. 

Këtu përpara kam KZAZ 66, të gjitha votat e kandidatëve të subjekteve politike janë me zero. Nuk është numëruar vota e kandidatit. Kemi 0 rezultate për kandidatet në qarkun e Beratit. Ky fakt është shumë i rëndë, kemi prova të mjaftueshme që votat për subjektin apo kandidatin tonë nuk janë klasifikuar si të tilla", tha përfaqësuesi i LSI-së.

 

Të fundit