Flash News

Ditari i Opozitës

KAS shqyrton ankimimet, Logu: Një votë u ble deri në 300 euro, në Devoll dhe Pustec u punësuan 65 persona

KAS shqyrton ankimimet, Logu: Një votë u ble deri në 300 euro,
Marash Logu

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton sot kërkesat ankimore të PD për zgjedhjet në qarkun Korçë, Elbasan dhe Fier. Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu ka ngritur në mbledhje pretendimet e Partisë Demokratike për manipulime zgjedhore në qarkun Korçë.

Ai tha se votat janë blerë në këmbim të parave nga 100-300 euro. Logu shtoi se janë ndarë edhe ndihma ushqimore. Sipas tij, në bashkinë Devoll dhe Pustec janë punësuar njerëz vetëm pak kohë para zgjedhjeve, duke theksuar se kjo është e ndaluar.

Logu nënvizoi se mjete të tjera që janë përdorur nga PS, për të blerë votën janë lejet e legalizimeve dhe ndihmat ekonomike. Ai hodhi akuza se 23 qytetarë kanë votuar më shumë se një herë.

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark. Nga qarqet e shqyrtuara deri më tani, KAS i ka rrëzuar kërkesat e PD për shpalljen e pavlefshme të rezultatit zgjedhor të 25 prillit.

Vendimet e KAS-it, PD i ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor, i cili është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimimin për qarkun e Gjirokastrës.

“Krahas blerjes së votave me shumat 100-300 euro, janë ndarë ndihma ushqimore, me qëllim manipulimin e zgjedhjeve. Sigurisht PD vuri në dispozicion të këtij komisioni, të gjitha provat që kishin. Kërkuam marrjen e një sërë provash shtesë, por këto kërkesa u refuzuan dhe në vlerësimin tonë kjo e ka bërë hetimin e cunguar.

Në Bashkinë Korçë u krijuan 65 pozicione të reja pune, 42 në Bashkinë Devoll dhe 10 në Bashkinë Pustec. Ndalohet në fakt çdo lloj punësimi që kryet në një periudhë 4 mujore para zgjedhjeve, përveç rasteve kur kjo diktohet nga nevoja të ngutshme. Deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga institucionet në lidhje me këtë fakt.

Shtesa e bërë në ndihmën ekonomike, me 2.6 milionë euro më shumë se një vit më parë. Kërkuam prova edhe për këtë. Lejet e legalizimeve janë shpërndarë në masë.

Një fakt tjetër i rëndësishëm është dhe fleta e votimit, pasi mbi 7 mijë fletë në Qarkun e Korçës dolën të pavlefshme. Të dhënat që morëm nga PEI, shenjat e 23 persona janë përdorur për identifikimin e 63 zgjedhësve”, u shpreh Logu.

Të fundit