Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shtyrja e vendimit për zgjedhjet në Berat, Alizoti: KAS të mos mohojë faktet, zgjedhjet nuk duhen njohur
"KQZ-ja nuk ka asnjë të drejtë të mohojë faktet e prekura, të para në terren, të dokumentuara, e të provuara, ndryshe tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve."
Kështu shprehet drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Beratit Tomor Alizoti, pasi Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve kërkoi më tepër kohë për shqyrtimin e provave të paraqitura nga PD dhe LSI, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat.
Në një deklaratë nga selia blu, Alizoti tha se zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje dhe nuk duhen njohur e nuk do të njihen. Duke përmendur të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e ligjit që ka hasur në terren, Alizoti tha se ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por e vullnetit të popullit.
KAS kërkoi më tepër kohë sot për shqyrtimin e provave të paraqitura nga PD dhe LSI, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat. Vendimi, do të merret ditën e nesërme në orën 10.00, pas administrimit të provave.
DEKLARATË E DREJTUESIT TË QARKUT BERAT, TOMORR ALIZOTI
Të zgjedhësh do të thotë, të jesh i lirë dhe të jesh i lirë, do të thotë të jesh i pavarur. Zgjedhjet e 25 prillit nuk plotësuan asnjë kusht për të qenë zgjedhje.
Në këto zgjedhje u përfshinë; krimi i organizuar, aparati shtetëror, blerja masive e votës, punësimi sezonal.
Përveç blerjes së votës në mënyrë masive, PS në Këshillin e saj bashkiak vendosi të përdorte edhe fondin që ishte caktuar për tërmetin.
Punësoi njerëz dhe kërcënoi njerëz me përjashtime nga puna.
Madje, nga përvoja personale në terren, kapja e fugonit, pas shumë lajmërimesh, pas shumë shpërndarjesh parash dhe ndihmash në terren, arritëm ta shikonim me sytë tanë, shpërndahjen e ndihmave, të rezervave të shtetit, të taksapaguesve shqiptarë, thjesht për të devijuar vullnetin e popullit shqiptar, për të devijuar vullnetin e votuesve të Beratit.
Po ashtu është për t’u habitur dhe për t’u çuditur që mandati i LSI-së u nda vetëm për 77 vota, ndërsa 5292 vota u shpallën të pavlefshme.
93 mijë vota u shpallën të pavlefshme në të gjithë shqipërinë. 83 mijë njerëz në shoqërinë shqiptare u mohuan. Vota e tyre, e drejta e tyre për të votuar, nuk u mor në bazë.
KQZ-ja e cila është përgjegjësja, nuk ka asnjë të drejtë të mohojë këto fakte të prekura, të para në terren, të dokumentuara, të provuara. Atëherë, kjo tregon që është pjesë dhe palë dhe kurrësesi nuk mund të jetë arbitër i këtyre zgjedhjeve, derisa ajo bëhet palë.
Zgjedhje më 25 prill nuk pati. Zgjedhjet nuk duhen njohur dhe nuk do të njihen.
Kjo ishte një masakër e fuqishme, jo elektorale, por të vullnetit të një populli i cili dëshiron dhe ëndërron të jetë pjesë e BE-së, të bashkimit m,ë të qytetëruar në botë, ku në të posedohet drejtësia, liria për të vendosur, demokracia.
Demokracia është votë e lirë, individ i pavarur, liri dhe drejtësi.