Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso: Alibeaj nuk është as nënkryetar as kryetar i komanduar, por vetëm deputet

Kaso: Alibeaj nuk është as nënkryetar as kryetar i komanduar, por

Amëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, ka komentuar vërtetësinë e vendimit të gjykatës për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

I pyetur se pse ende Lulzim Basha figuron si kryetar i PD, Kaso tha se kjo rrjedh nga regjistrimet e vjetra që nuk janë përditësuar ende. Ai u shpreh se Enkelejd Alibeaj nuk është as kryetar i komanduar dhe as nëkryetar, por një deputet i thjeshtë.

“Siç ndodh në të gjitha raste të gjitha vendimet kanë një afat të caktuar apelimi që është zhvilluar vetëm nga një palë që është Komisioni i Rithemelimit. Ka arsye nga më të ndryshmet që mund të bëhet ankimim dhe derisa të kalojë afati, ende nuk regjistrohet në mënyrë përfundimtare në regjistër. Për hir të regjistrimeve të vjetra Lulzim Basha rezulton kryetar. Alibeaj me firmën e tij ka paraqitur ankim në gjykatën e shkallës së parë, ku nga njëra anë pretendon që statuti i korrikut të vitit të kaluar nuk ka prodhuar pasoja. Nuk është as nënkryetar as kryetar në detyrë është vetëm deputet”, tha Kaso.

Të fundit