Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso: Korrupsioni, krimi, droga, ikja masive e njerëzve janë bërë fytyra e këtij regjimi

Kaso: Korrupsioni, krimi, droga, ikja masive e njerëzve janë

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për deputetë në Pogradec.

Drejtuesi politik i PD për Korçën dhe njëherazi kandidati për deputet, Ivi Kaso tha se për 12 vite me radhë, Rama i ka zhytur shqiptarët në një rrugë të errët pa dalje dhe Evropa është bërë një iluzion i largët.

“Së bashku kemi kaluar një rrugëtim të gjatë një rrugëtim 34 vjeçar për të bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Një vend demokratik, pluralist, të begatë ku njerëzit të jetojnë me dinjitet me mundësi dhe me shpresë për të ardhmen. Por për 12 vite me radhë Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në një rrugë të errët pa dalje dhe Evropa është bërë një iluzion gjithnjë e më i largët. Korrupsioni, krimi, droga, e pastrimi i parave ikja masive e njerëzve janë bërë fytyra e këtij regjimi. Të rinjtë e Pogradecit po largohen, familjarët ndihen të pasigurte për të ardhmen. Po ikin profesionistët sipërmarrësit, mjekët dhe infermieret. Shkollat po mbyllen përditë sepse nxënësit ikin. Ikin bashkë me ta edhe mësuesit. Po ikin se këtu nuk shohin më shpresë. Pogradeci nuk është thjesht një qytet, është një simbol i kulturës shqiptare, i artit, i natyrës së mrekullueshme dhe i shpirtit të pastër të njerëzve të tij”, tha Kaso.

Të fundit