Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso: Pas rikthimit të vulës, do bëhet auditim i aseteve që ka pasur Basha në dorë

Kaso: Pas rikthimit të vulës, do bëhet auditim i aseteve që

Sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore në PD, Ivi Kaso foli rreth rikthimit te vulës dhe logos se PD.

Në Syri tv, Kaso është shprehur se me marrjen në dorë të aseteve të partisë që deri më tani kanë qenë në dorë të Lulzim Bashës, do të bëhet një auditim i plotë.

‘Partia Demokratike  e vulës ka pasur të drejtën e përdorimit të fondeve. Veç Gazment Bardhit ka pasur dhe zyrtarë të tjerë të autorizuar për përdorimin e fondeve.

Në dijeninë tonë është përcaktuar një person tjetër për përdorimin e fondeve dhe vula e vjetër ka qenë e regjistruar, ka pasur disponim të plotë të fondeve.

Në momentin që PD zyrtare do të hyjë në ridisponim të llogarisë bankare, gjithçka do ti nënshtrohet një auditimi të rreptë se si janë përdorur këto fonde, dhe se është gjendja faktike në të cilën do të përballet përgjegjësia e PD-së në moment që merr disponimin e llogarive’, tha Ivi Kaso

Të fundit