Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso: PD do të hapë kutitë e votimit të kandidatëve socialistë që ankimuan rezultatin në KQZ

Kaso: PD do të hapë kutitë e votimit të kandidatëve

Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso deklaroi se opozita do të kërkojë të hapë kutitë e votimit dhe për kandidatët e PS që ankimuan rezultatin në KQZ por u tërhoqën.

“PD nuk e ka transparencën vetëm për 7 kandidatët e tij që kanë ankimuar rezultatin, por dhe për kandidatët e PS që u tërhoqën nga ankesa në KQZ pas presionit të Ramës.

Asnjë votë nuk do të tjetërsohet dhe kushdo që ka futur duart në kutitë e votimit do të shkojë për ndjekje penale.

Unë nuk mendoj se ka numërues, të paktën nga PD, të ketë guximin që të tjetërsojë rezultatin, 26 vota janë shumë”, tha Kaso në News 24. 

Të fundit