Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso për dekretin e zgjedhjeve: Puç kushtetues, fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetuese

Kaso për dekretin e zgjedhjeve: Puç kushtetues, fjalën e fundit

Deputeti i PD Ivi Kaso komentoi dekretimin e 9 Nëntorit nga presidenti Begaj si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.

I ftuar në Syri Tv, Kaso tha se asnjë organ apo institucion nuk mund të thotë fjalën e fundit lidhur me shkarkimin e Veliajt, përpos Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kasos, është Kushtetuesja ajo që duhet të shprehet për shkarkimin, për sa kohë që Veliaj ka ankimuar vendimin.

“Ka shumë zëra që kanë artikuluar sot, të cilët shprehen njëzëri se dekreti është puç kushtetues, precedent i rrezikshëm. VKM, merr tagrin dhe i përfundon mandatin një të zgjedhuri vendor, shkelet Kushtetuta e ligji dhe ndërhyhet te kontrolli i rreptë i GJK për organet kushtetuese, e cila bën garantin e parashikimit kushtetues për të ushtruar me korrektësi tagrat e veta.

Nëse ky organ e ndjen se është cenuar me ose pa të drejtë i drejtohet GJK, që këtë vendim ta kontrollojë kjo gjykatë, atëherë akti pezullohet vetëm me faktin e depozitimit të ankesës.

I zgjedhuri vendor, ish kryetari i shkarkuar ju drejtua GJK, kjo e fundit njoftoi se pranimi i ankimit është hedhur në short dhe është zgjedhur edhe gjyqtarja relatore, dhe ky njoftim për median është i barabartë me njoftimin publik që u bëhet institucioneve të tjera.

Automatikisht pezullohet VKM  për shkarimin e organit tjetër. Kur e kemi të pezulluar VKM, s’mund të dekretosh datë zgjedhjesh, pasi GJK ka fjalën e fundit, i duhet lënë koha pë rta shqyrtuar. Asnjë organ tjetër s’e thotë fjalën e fundit për shkarkimin e një organi kushtetues, veç Gjykatës Kushtetuese”, tha Kaso.

Të fundit