Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso: Qeveria s’ka bërë “detyrat e shtëpisë” për çështjen e votimit të emigrantëve

Kaso: Qeveria s’ka bërë “detyrat e

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso tha se votimi i emigrantëve, ka mbetur pezull, pasi sipas tij, qeveria “nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë”.


Sipas tij, qeveria duhet të kishte një pasqyrim të qartë të gjithë shtetasve të cilët jetojnë jashtë e të kishte hartuar regjistrin se ku këta shtetas jetojnë.


Partia Demokratike ka kërkuar me orë dhe ka arritur të imponojë si çështje kryesore në tryezën e reformës zgjedhore çështjen e votimit të shtetasve shqiptar me banim të përhershëm jashtë vendit. Me këmbënguljen e opozitës është miratuar edhe një ligj në atë kohë, i cili përcaktonte disa detyrime, qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të hartuar regjistrin e shtetasve me banim të përhershëm jashtë vendit, pra të bënte detyrat e shtëpisë që t’i identifikonte këta shtetas.

Sa shqiptarë janë me banim të përhershëm jashtë vendit, ku janë? Në mënyrë që të ngrihej e gjithë infrastruktura dhe i gjithë sistemi për ti mundësuar këtyre shtetasve që të votojnë në vendin ku ata të zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe ku jetojnë në mënyrë të përhershme. Sigurisht kjo gjë nuk u bë me qëllim përpara zgjedhjeve të vitit 2021.

çështja ka ngecur te detyrat e shtëpisë që nuk ka bërë qeveria, sepse nga 800-1 milionë shtetas shqiptar të identifikuar që janë jashtë, qeveria kishte mundur të regjistronte para zgjedhjeve të vitit 2021 vetëm 3 mijë shtetas”, tha Kaso në një intervistë për Euronews Albania.

Të fundit